Bernardo Silva ishte futbollisti i parë që dështoi të shënonte nga penalltia për Manchester City-n në ndeshjen e kthimit kundër Real Madridit në Champions.

Pas tij gaboi Kovacic, por gjuajtja e mesfushorit portugez ishte më e diskutuar.

Ai gjuajti në mes, aty ku qëndroi edhe portieri Lunin dhe ishte e lehtë ta priste.

“Kisha dy opsione, një nga anët ose në mes, isha duke pritur. Doja të isha i dyti ose i treti në listë për të gjuajtur për të parë portierin. Ai lëvizi herët, prandaj mendova se gjuajtja në mes ishte ide e mirë. Në momentet e presionit, 99% e portierëve lëvizin”, shpjegoi Silva.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";