Gianni Infantino, kreu i Fifa ishte i ftuari i nderit në pasditen festive të organizuar nga federata shqiptare  e futbollit me rastin e inagurimit të ambjenteve të reja moderne të këtij institucioni.

 

Ai u shoqërua gjatë gjithë kohës  në këtë ceremoni nga kryeministri Rama dhe presidenti i federatës Armand Duka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata e njohen numrin një të futbollit botëror jo vetëm me shtëpinë e re moderne por edhe me të gjitha investimet madhore të kryera nder vite në funksion të zhvillimit të këtij sporti, sidomos projektet e rëndësishme infrastrukturore.

 

Rama madje nuk i kurseu batutat me Infantinon duke sqaruar se qeveria ka qënë mbështetese kryesore e ndërtimit të disa stadiumeve në pak vite.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gianni Infantino me heret pa nga afër stadiumin e ri kombëtar  dhe u prit në kryeministri nga kreu i qeverise Edi Rama.