Futbollisti i Kombëtares së Marokos, Bilal Nadir ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore përmes rrjeteve sociale. Pjesë e francezëve të Marsejës, Nadir i panikosi të gjithë në ndeshjen e fundit.
Ai ra pa ndjenja në fushë, kurse ndërhyrja e shpejt e stafit mjekësor i ndihmoi lojtarit për të mos i ndodhur më e keqja. Në rrjetet sociale, Nadir tregon se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
“Përshëndetje të gjithëve. Gjendja ime është stabile. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet mbështetëse. Jam jashtë rrezikut dhe po përmirësohem falë Zotit”, u shpreh lojtari.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
