Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann janë larguar nga Aston Villa dhe kanë bërë transferimin e parë në çift në historinë e futbollit, duke nënshkruar për Juventusin.

Braziliani u largua nga Aston Villa dhe nënshkroi kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2029.

Në “Zonjën e Vjetër” të futbollit italian e ka ndjekur edhe partnerja e tij dhe po ashtu futbolliste, Alisla Lehmann.

Mesfushori 25-vjeçar brazilian do të bëjë debutimin e tij në mes të gushtit, kur të nisë Seria A, ndërsa Lehmann do të veshë ngjyrat e klubit italian kur të fillojë sezoni i parë për femra. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";