Roma dhe Juventusi kanë ndarë pikët, pasi barazuan 1-1 në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Pas 15 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut. Por, në minutën e 31-të, Geilson Bremer i barazoi shifrat në 1-1, kur u asistua prej Federico Chiesas.

45 minutat e dytë ishin edhe më të luftuar, me dy skuadrat që synonin ta shënonin golin e fitores. Me të filluar pjesa e dytë, Chiesa (47’) lëshoi një rast të artë shënimi, por portieri i Romës ishte i vëmendshëm.

Juventusi vazhdoi me një dominim të lehtë, duke bërë presion – mirëpo pa ndonjë rrezik të lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas ishte radha për Romën që të bënte presion, por nga rastet e shkaktuara në zonën e Zonjës së Vjetër, askush nuk përfitonte.

Pas javës së 35-të, Juventusi është në vendin e tretë me 66 pikë, ndërsa Roma në të pestin ka gjashtë më pak.

Në xhiron e 36-të, Bianconerët do të kenë punë me Salernitanan, ndërsa Roma përballet direkt me Atalantan për vendin e pestë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";