Federata Franceze e Futbollit (FFF) do t’i bëjë thirrje FIFA-s pas publikimit të një videoje që qarkullon në mediat sociale, në të cilën lojtarët e Argjentinës dëgjohen duke kënduar një këngë raciste për futbollistët e ekipit francez, njoftoi agjencia franceze e lajmeve duke cituar një burim “të afërt”.
“FFF do të kontaktojë federatën e Argjentinës dhe FIFA-n”, tha burimi.
Argjentina po feston fitoren e saj në finalen e Kupës së Amerikës dhe, që nga e hëna pasdite, një video ka qarkulluar në rrjetet sociale të disa lojtarëve të Argjentinës, përfshirë mesfushorin Enzo Fernandez, duke përdorur sharje racore që synojnë “trengjyrëshit”./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";