Botërori i Katarit futet sot në një faze shumë interesante pasi do të përcaktohen dy ekipet gjysmëfinaliste.

 

Dy duelet cerekfinale janë përsëritje e ndeshjeve të luajtura në Boterorin e 2014.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brazili dhe Kroacia përplasen në orën 16.00, teksa 8 vite më parë brazilianet fitonin 3 me 1 kundër ballkanasve.

 

Pesë herë kampionet e botës janë ndër pretendentët kryesor të Kupës së Botës dhe kanë bërë një performancë fantastike deri më tani duke dhuruar spektakël.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër Kroacia, nënkampione e botës  nuk kan pësuar asnjë humbje deri më tani gjatë këtij edicioni ndonëse në 1/8 ata  fituan me shumë vështirësi përballë japonezëve vetëm falë penalltive.

 

Në mbrëmje është  radha e Argjentinës së Leo Messit, që do të sfidojë  Holandën e Van Gaal. Një ndeshje mjaft interesane, pasi në fushë do të jenë dy skuadra me theks sulmues në lojën e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kombëtarja Albiceleste do të shpresojë të fitojë Kupën e tretë të Botës, dhe e para që nga viti 1986, në atë që me siguri do të jetë turneu i fundit i Leo Messit.

 

Ndërkohë që tulipanët do të kërkojnë të hakmerren pas eleminimit të tyre në gjysëmfinalen e botërorit të Brazilit 2014, aty ku gjithcka u vendos pas goditjeve së 11-metershave, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 0 me 0.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";