Gjimnast i cili ka bërë historinë e gjimnastikës korçare dhe asaj shqiptare. Korçari i njohur do ta fillonte sportin e gjimnastikës që kur ishte i vogël, nxënës në shkollën “7 Nëntori” dhe më pas do të bëhej pjesë e ekipit të Skënderbeut dhe më vonë i “Shkëndijës” së Tiranës dhe ekipit tonë kombëtar.

 

Llazi Pula për aq sa ishte në sport ka qenë nga më të mirët e gjimnastikës, për ta lënë më pas cilësinë e këtij sporti tek i vëllai Kristaqi dhe vëllezërit binjakë Valter dhe Adriatik Meta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vëllezërit Llazi dhe Kristaq Pula si dhe vëllezërit Meta kanë sjellë në Korçë në vite të ndryshme kupa e medalje të shumta.

 

Llazi Pula per nga vështirësia e ekzekutimit për vite të tëra ka qenë mjeshtër i këtij sporti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përtej sportit Llazi Pula ka qenë dhe një mësues i njohur i edukimit fizik. Me humbjen e Llazi Pulës gjimnastika korçare dhe ajo shqiptare kanë humbur mjeshtrin, familja njeriun tyre të dashur, shokët mikun e tyre. Korça ka humbur një pjesë të madhe të historisë së gjimnastikës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";