Java e 27 e kategorisë superiore rezervon sot në Korçë një ndeshje mjaft interesante, atë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. janë në fakt dy prej skuadrave me formën më të mirë në kampionat, ndaj edhe ka pritshmëri për një ndeshje të bukur e të luftuar në orën 17:00 në qytetin juglindor.

Pas dy humbjesh në dy fazat e para të sezonit për Skënderbeun kjo ndeshje vjen si një revansh ndaj kuqebluve teksa trajneri Gvozdenovicc kërkon nga ekipi përqendrim dhe manovër të qartë sulmuese për të arritur fitoren e parë sezonale përballë shkodranëve.

Numri një i stolit korçar nuk i fshihet “Final Four”-it që tashmë ka filluar ta mendojë si një objektiv real për ekipin, por sërish kërkon kujdes dhe këmbë në tokë për javët e mbetura të kampionatit.

Aktualisht Vllaznia ndan vendin e dytë me Partizanin, 5 më pak sesa Egnatia e vendit të parë, ndërsa Skënderbeu ndodhet në vendin e 4 në kuotën e 37 pikëve./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";