Federata e Tenisit të Kosovës e ka konsideruar provocative dhe nxitëse të mëtejshme të dhunës, gjestin e tenistit serb, Novak Djokovic, në përfundim të ndeshjes në French Open.

 

Në një reagim zyrtar theksohet se shkrimi “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën” nga tenisti serb ndikon në rritjen e tensioneve mes dy vendeve, në një kohë ku gjërat janë të agravuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Federata e Tenisit të Kosovës thekson se këto gjeste janë të përsëritura, ndërsa bën thirrje që sporti të mos politizohet.

 

“Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje. Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike”, shkruhet në komunikatë.  

Tenisti serb Novak Djokovic, në përfundim të ndeshjes në French Open shkroi në ekranin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”, duke nxitur një sërë reagimesh.