Sassuolo ka shkarkuar nga posti i trajnerit Alessio Dionisin. Shkarkimi i tij erdhi pas humbjes 3-2 me Empolin përballë tifozëve vendas.

Sassuolo ishte duke kaluar një formë mjaft të dobët në kampionat, ku në 6 ndeshjet e fundit kishte pësuar 5 humbje.

Skudra ku bëjnë pjesë dy futbollistët shqiptarë Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla do të drejtohet në ndeshjet në vijim nga trajner i të rinjve, Emiliano Bigica.

Sassuolo Calcio njofton se ka liruar z. Alessio Dionisi nga roli i menaxherit teknik të ekipit të parë. Kompania falënderon trajnerin dhe stafin e tij për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar dhe i uron atij dhe bashkëpunëtorëve fat në të ardhmen. Drejtimi i ekipit të parë i është besuar përkohësisht trajnerit të të rinjve, Emiliano Bigica”, njofton Sassuolo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";