Klevis Dalipi ka bërë parashikimet e tij për Champions League, që së shpejti luan dy ndeshjet gjysmëfinale.

I ftuar në emisionin “7pa 5” në Vizion Plus, Dalipi tha  se sheh si favorit për të fituar trofeun Bayern Munich. Kjo pasi ata kanë mentalitet fitues dhe janë shumë të vendosur në fushë.

“Duhet parë dhe rrugëtimi i skuadrave, PSG ka qenë një skuadër me shumë pretendime çdon sezon, ka një skuadër me element cilësor, por nuk e ka karakterin për tëe marrë kupën. Këtë sezon nuk është nisur me pretendime aq madhore.

Nga ana tjetër kemi një Dortmund që nuk po bën një kampionat të jashtëzakonshëm në Gjermani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këto Champions League kemi vënë re që skuadra si Bayern apo Dortmund kanë mbërritur në këtë nivel falë taktikës, përgatitjes fizike dhe mentalitetit fitues.

Real Madridi edhe pse bëri një ndeshje jashtë gjithë mentalitetit madrilene kundër City-t, që ishte pretendenti kryesor dhe e eliminoi Reali me një lojë jot ë mirë.

Bayern për mua është favorti, ka mentalitet. Nuk ka yje, ka Muller dhe Harry Kane, i cili ka shënuar më shumë gola. Në njëfarë mënyrë Bayern është pak më i avancuar duke ditur mentalitetin gjerman. Bëjnë shumë pasime të sakta dhe janë të vendosur në fushë”, tha Dalipi. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";