Ministrja e Arsimit e Sportit, Evis Kushi, gjate lancimit te projektit “Uniforma ime” tha se kjo nismë e FSHF-së ka disa funksione, pasi ndihmon prindërit duke u ulur shpenzimet familjare dhe i ndërgjegjëson të gjithë për vlerat që ka sporti.

 

“Kjo nismë është shumë e bukur që ka disa funksione. Së pari i motivon më shumë fëmijët dhe të rinjtë që të merren seriozisht me sport. Ky projekt ndihmon prindërit apo familjet e tyre, duke i çliruar nga barra financiare për të blerë uniformat dhe mjetet e duhura për të bërë stërvitje, për ndeshje. Po ashtu është një nismë që na ndërgjegjëson të gjithëve për vlerat që ka sporti. Sporti ka një fuqi të jashtëzakonshme, për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve, shëndetin fizik, mendor, dhe integrimin më të mirë në shoqëri. Sporti ndihmon që të rinjtë të largohen edhe nga fenomene negative si dhuna, bullizmi, droga, alkooli. Për këtë arsye edhe në shkolla ne punojmë çdo ditë që nxënësit tanë të angazhohen sa më shumë me sport. Përveç investimeve në infrastrukturën sportive, ne kemi punuar për të rritur numrin e orëve të edukimit fizik. Kemi bërë 3 orë në javë. Tashmë mësuesit e Edukimit Fizik janë mësues të profilit, janë profesionistë. Ne kemi rritur numrin e klasave sportive”, – theksoi Ministrja Kushi, teksa falënderoi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për këtë kontribut të jashtëzakonshëm për fëmijët e Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Dua të falënderoj përzemërsisht presidentin Armando Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Dhe jo vetëm me këtë projekt, por për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me qeverinë shqiptare. Shumë faleminderit për projektin “Uniforma Ime” ku 15 mijë fëmijë dhe të rinj tashmë do të kenë uniformën sportive por edhe materialet që i duhen për stërvitje dhe ndeshje. Shumë faleminderit për gjithçka që bëni për të mirën e fëmijëve, për të mirën e të gjithë shoqërisë”, – tha Ministrja Kushi.