Lamin Yamal do të veshë fanellën me numrin e Messit tek Barcelona

Fanella me nr 19 në shpinë, të cilën Lionel Messi e kishte veshur prej 3 vitesh, do ta mbajë Lamine Yamal në sezonin e ri te Barcelonës. 17-vjeçari kampion i Evropës me kombëtaren spanjolle nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Lionel Messin, me të cilin tha se nuk ka folur kurrë, edhe pse kur ishte vetëm 5 muajsh argjentinasi e kishte pozoi me të për një sesion fotografik të Barcelonës.

Lamin Yamal la numrin 27 që kishte veshur vitin e kaluar në Barcelonë dhe mban numrin 19. Ai e mban këtë numër në Kombëtaren spanjolle dhe Lionel Messi e kishte gjithashtu nga viti 2005 deri në 2008 kur Ronaldinho kishte numrin 10. 

Messi mori numrin 10 në 2008 dhe e mbajti atë deri në vitin 2021, kur u largua nga Barcelona. Para No19 ai kishte veshur No30, No8, No9 dhe No11. Megjithatë, në sezonin 2023-24, për herë të parë pas 28 vitesh, Barcelona nuk kishte një fanellë me numrin 10. 

Personi i fundit që e ka veshur është Ansu Fati. Litmanen, Giovanni, Rivaldo, Riquelme dhe sigurisht Messi dhe Ronaldinho e kanë veshur këtë fanellë në të kaluarën. Lamine Yamal nëse ai vazhdon të luajë në një nivel kaq të lartë mund të jetë i radhës që do ta veshë atë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";