Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot tashmë ka ide të qarta për merkaton e klubit.

Objektivi i sulmit është Olie Uatkins , një sulmues i cili me 19 golat e tij në ligë ndihmoi Aston Vilën të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Siç raporton “The Sun” , “të kuqtë” janë në gjurmët e lojtarit, i cili së fundmi ka rinovuar me Vilën deri në vitin 2028.

Uatkins mund të zëvendësojë Darvin Nunjezin në sulmin e ekipit anglez.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fakt, Liverpooli thuhet se po mendon për të ardhmen e sulmuesit uruguaian, i cili ka disa ditë që po kontakton me Barcelonën. Ai e mbylli sezonin me vetëm 11 gola në 36 paraqitje në Premier Ligë.