Një krenari e madhe teksa sheh lojtarë të Shqipërisë që kërkohen nga ekipet më të mira të Europës. Të paktën në rastin e Marash Kumbullës që ka fituar dashurinë dhe interesimin e të gjithëve, duke kërkuar që ta transferojnë në merkaton e verës.

Së fundmi listës së gjatë të Inter, Lacios, Evertonit, Milanit, Napolit që kanë kërkuar mbrojtësin e Kombëtares, i bashkohet edhe një ekip tjetër i njohur. Këtë herë vjen sërish nga “Premier League”, por bëhet fjalë për Arsenalin.

Prestigjozja “Mirror” shkruan se klubi anglez e pëlqen Kumbullën dhe do të tentojë që të fitojë garën me skuadrat e tjera për ta transferuar në verë. Sa do t’ia dalë? Mbetet të pritet, por një gjë është e sigurtë, lojtari kuqezi nuk do të largohet për më pak se 30 milionë euro nga Verona. Tabloidi britanik e konsideron Marash Kumbullën si Giorgio Chiellinin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";