Thomas Tuchel, trajneri aktual i Bayern Munich, sipas të gjitha gjasave nuk do të qëndrojë në pankinën e bavarezve sezonin e ardhshëm.

Duke qene se klubi tashmë ka komunikuar se palët nuk do të vazhdojnë më aventurën së bashku.

Siç raporton “Kicker”, trajneri, i cili ende po garon në Champions League, ku arriti deri në gjysmëfinale, është kontaktuar nga Manchester United, ku pritet të zëvendësojë Ten Hag.

Klubi anglez i “Djajve të Kuq” duket se nuk ka në plan për të vazhduar aventurën me trajnerin holandez, dhe gjermani shihet si ideali për të zënë vendin e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";