Aventura e Marash Kumbullës te skuadra e Romës duket se do të përfundojë këtë verë. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare pritet të ndryshojë fanelë ditët e ardhshme, por jo kampionat.

Mediat italiane bëjnë me dije se skuadra e Empolit aty ku luan dhe Ardian Ismaili po e kërkon me ngulm Kumbullën dhe ka nisur bisedimet me skuadrën e Romës.

Kumbulla i cili fazën e dytë të sezonit që lamë pas u huazua te Sasuolo, po kërkon të rikthehet edhe njëherë në lojë duke kërkuar të ndryshojë skuadër, pasi nuk e gjeti veten asnjëherë te Roma.

Pas ardhjes së Mourinhos në krye të skuadrës së Romës shanset e shqiptarit për të luajtur u ulën ndjeshëm, duke bërë që qendërmbrojtësi kuqei të ishte shumë larg formës së tij të treguar te skuadra e Veronës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pritet që orët në vijim Kumbulla të firmosë me Empolin, të të ndëruar aty një dyshe të fortë në qendër me Ismailin. /Vizionplus.tv/