Mario Mitaj ka realizuar ditën e sotme në kampionatin arab, duke kontribuuar në barazimin 4-4 të skuadrës së tij Al Itihad në transfertë përballë Al Khalej.

Al Itihad u gjend në disavantazh të klatër golave, por në fund bëri mrekullinë duke barazuar në 4-4.

Një kontribut të jashtëzakonshmë në këtë sfidë dha edhe mbrojtësi kuqezi i cili shënoi golin e tretë në minutën e 96-të, ndrësa dy minuta më pas Al Itihad do të shënonte ehe golin e katërt.

Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë, ndërsa Al Itihad duhet të luante me 10 lojtarë nga minuta e 32-të pas daljes së Fabinjos me karton të kuq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";