Superndeshja e javës së 9 në Serie A mes Milanit dhe Juventusit ka përfundur me fitoren e të besuarve të Stefano Piolit. Kuqeznjë ishin shumë të fortë për miqtë torinez të cilët nuk treguan në asnjë moment nerv për të fituar ndeshjen.

 

Dominmi i Milanit nisi që në minutat e para me dy shtylla të godituar nga Rafaelo Leao, por edhe me kontrollin e lojë dhe rastet e krijuar të cilat do të konkretzoheshn në minute e 45 ku pas një goditje këndi mbrojtësi milanist Fikajo Tomori do të dërgonte topin në rrjetën e Sheznit, edhe pse një gol i tillë nuk kaloi pa polemika nga ana e bardheznjëve të cilët pretendun një faull ndaj Kuadradoas pak sekonda më herët por për kryesorin nuk kishte vend për diskutim, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesa e dytë ishte shëmbëlltyra e të parës me vetëm një ekip një fushë, kampionët në fuqi të italisë dyfishun shpejt shifrat pas një super aksioni personal nga Brahim Diaz në minutën e 54 i cili përfitoi nga një top i kthyer keq pas nga Vlahoviç duke ndëshkuar sërish Juventusin.

 

Pas golit të dytë tornezët duke se u dorëzuan totalisht edhe pse me zvendësimet e kryera nuk arritën të vinin në prove Tatarushanun. Kjo ishte një fitore mëse e merituar nga Milani i cili iu ktheu në mënyrën më të mirë reston tifozëve të cilët kishin mbushur shkallët e San Siros duke performuar edhe një ndër dekoret më të bukur të viteve të fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Milani tashmë ndan vendin e parë me Atalantën dhe Napolin me nga 20 pikë secila edhe pse bergamaskët dhe napoletanët kanë nga një ndeshje më pak.