Me 3 ndeshjet e zhvilluara dje, ka startuar java e 25 e kampionatit italian të futbollit.

 

Sfida më e rëndësishme ishte përballja mes Fiorentinës dhe Milanit. Një takim që riktheu kuqezinjtë në ujëra të turbullta. Ishte ekipi i Fiorentinës, që vuri diktat në pjesën e parë, duke shenjestruar disa herë portën e Milanit, por ishte meritë e portierit, që mbajti rrjetën e paprekur në pjesën e parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me fillimin e fraksionit të dytë të ndeshjes, në min e 48, Fiorentina kaloi në avantazh me anë të Gonzales, që ktheu në gol një penallti, në favor të ekipit vjollcë. Reagimi i ekipit të Piolit ishte i vakët, me disa raste sporadike. Në minutën e 87, Joviç dyfishoi shifrat për ekipin e Fiorentinës.

 

Vetëm në fundin e takimit, Milani me një kundërsulm të shpejtë, shkurtoi diferencën e golave, në shifrat 2 me 1. Kjo humbje e kuqezinjve, vjen pak para takimit deçiziv, që do të kenë në Champions League, përball Totenhem.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ndeshjet e tjera të serie A, Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Udinezes, ndërsa Monza mundi Empolin me shifrat 2 me 1. Pas javës së 25, është Napoli që kryeson bindshëm me 65 pikë, i ndjekur nga Lazio me 48 pikë, ndërsa Inter dhe Milan kanë nga 47 pikë.