Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që nga e hëna klubet e futbollit të nisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale.
Ky është një lajm pozitiv për klubet e futbollit, që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, data këto në pritje të zyrtarizimit nga Ministria.
Dokumenti i mëposhtëm tregon me urdhrin e ministres, Ogerta Manastirliu, që lejon stërvitjen e sportistëve në ambiente të hapura. Aktivitetet sportive dhe stërvitjet në ambiente të mbyllura do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";