Ernest Muçi është surpriza e vërtetë e merkatos së legjionarëve kuqezi këtë fillim viti.

Talenti shqiptar sapo është transferuar nga ekipi i njohur polak, Legia e  Varshavës të  gjigandi turk Beshiktash.

Klubi i Stambollit ka paguar jo pak, por 8 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar.

Një lëvizje e artë kjo jo vetëm për futbollistin, por mbi të gjitha edhe për dy klubet e tij të fundit. Legia e Varshavës bën një super operacion, sepse pagoi 500 mijë euro për ta marrë nga Tirana tre vite më parë dhe tani e shet shumëfish, 7.5 mln euro më tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo fërkon duart dhe mbush arkat edhe Tirana e cila kur e shiti Muçin tek Legia, mbajti 10% të kartonit, çka do të thotë se bardheblutë do të marrin 800 mijë euro nga ky transferim.

Ernest Muçi shkëlqeu tek Tirana për tre sezone, paraqitje që ranë në sytë e Legias. M

e fanellën e kësaj skuadre, ai në 114 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 10 asist.

Në Turqi, tek një prej 3 ekipeve më të emër të këtij vendi, Muçi do të gjejë shumë lojtarë shqiptarë , ku spikasin më së shumti Cikalleshi me Koniaspor dhe Rei Manaj me Sivaspor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv