Rikthim i madh te Gjermania. Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret prestigjioze kundër Francës (23 mars) dhe Holandës (26).

Pjesë e 4 herë kampionëve të botës do të jetë edhe Toni Kroos, i cili vendosi ta mbyllte me Kombëtaren pas Euro 2020, turne që u zhvilluan në 2021.

Gjithsesi, mesfushori i madh i Realit të Madridit ka ndryshuar mendim, pasi dëshiron të jetë pjesë e Gjermanisë në Euro 2024. Përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Nagelsmann, që nuk ka kaluar një periudhë shumë të mirë kohët e fundit.

Dy risitë e listës janë Aleksandar Pavloviç, “shkatërruesi” 19-vjeçar i Bayern Munich. Dhe Maximilian Beier, sulmuesi 21-vjeçar i Hoffenheimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjermania është pjesë e grupit A në Europianin e shtëpisë (14 qershor-14 korrik). Grup ku bëjnë pjesë edhe Skocia, Hungaria dhe Zvicra.