Në mënyrën më tragjike, një futbollist në Indonezi ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të së shtunës pasdite.

Video tronditëse kapi momentin kur 35-vjeçari Septain Raharja u rrëzua në stadiumin Siliwangi në Bandung, Java Perëndimore, teksa luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.

Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por vdiq pak kohë më vonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ku fansat dhe lojtarët shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e 35-vjeçarit./vizionplus.tv