Ndeshja Flamurtari-Luftëtari ka nisur 16 minuta me vonesë për shkak të dy parrullave me mesazh politik.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk pranonte që ndeshja të nisej deri në momentin që të hiqeshin parrullat.

Parrullat “Hashim Thaçi Vlora është me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë” u bënë shkak që Federata Shqiptare e Futbollit të mos lejonte fillimin e ndeshjes deri në heqjen e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, deklaroi se nuk donte t’i hiqte parullat pasi i kishin vendosur tifozët, madje ai ishte dakort që të mbyllej ndeshja. Megjithatë në fund dy mesazhet janë hequr dhe ndeshja ka nisur.