Një tjetër shqiptarë i është bashkuar skuadrës së Empolit në Serie A. Pas Etrit Berishës, Stiven Shpendit dhe Ardian Ismailit edhe 19-vjeçari Ardi Kurti ka firmosur me Empolin.

Skuadra italiane ka afruar në ekip dhe i ka ofruar kontratën e parë profesioniste Adi Kurtit, mbrojtësit të Kombëtares U-19 që është lindur në Elbasan.

I gjatë 1.94 metër dhe me rolin e qendrës së mbrojtjes, Kurti është nga sot pjesë e ekipit të Empolit dhe pret të tregojë cilësitë te moshat, për t’u afruar më pas në ekipin e parë.

18-vjeçari ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Shqipërisë. Duket se djaloshi është në hapat e Elseid Hysajt dhe Kristjan Asllanit, të formuar në këtë ekip.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";