Një rritje prej 33% është bërë, sipas Sky Sports, në pagën vjetore të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino , pas rizgjedhjes së tij në 2023.

“Në një vendim të pazbuluar më parë nga një nënkomision i FIFA-s, paga e tij bazë u rrit në 2.6 milionë franga zvicerane pas rizgjedhjes së tij për një mandat të tretë si president vitin e kaluar”, shkruan Sky News.

Paga e tij bazë ishte 1.99 milionë euro në 2022, në vitin e fundit paga e tij u rrit me 33% dhe tani ka arritur në 2.69 milionë euro, një shumë e garantuar deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027.

I njëjti burim raporton se Gianni Infantino ka marrë një bonus prej 1.93 milionë euro për Kupën e Botës për femra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bonuset do të varen nga suksesi i turneve të mbajtura nën kujdesin e FIFA-s. Megjithatë, federata botërore ka parashikuar të ardhura totale prej 11 miliardë dollarësh për ciklin financiar katërvjeçar nga 2023 deri në 2026./vizionplus.tv/