Fati nuk ishte me kampionët e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Egnatia u eliminua me penallti nga raundi i parë i Champions-it, në duelin ndaj boshnjakëve të Borac Banja Luka.
Rrogozhinasit u mposhtën në duelin e parë me rezultatin 1-0, teksa triumfuan në “Elbasan Arena” me shifrat 2-1 duke bërë që sfida të shkonte me shtesa fillimisht dhe më pas me penallti, ku kampionët e Bosnjës u treguan më të saktë. Aleksi dhe Lushkja ishin dy futbollistët që gabuan te rogozhinasit.
Kësisoj Egnatia do të vijojë aventurën e saj Europiane në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku do të përballet me islandezët e Vikingur Rejkjavik, që mbrëmjen e djeshme u eliminuan nga Shamrok Rovers.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";