Pas transferimit të Dani Olmos, Barcelona insiston që të blejë edhe sulmuesin e Athletic Bilbao-s, Nico Willimas.

Ndonëse mediet spanjolle raportojnë se reprezentuesi i Spanjës, dëshiron të qëndrojë tek baksët, megjithatë, katalonasit thuhet se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen në garën për Willimas, i cili shkëlqeu në ‘EURO 2024’.

‘Blaugranat’ siç raportohet, janë duke vazhduar negociatat me agjentin e 22-vjeçarit të cilin synojnë që gjatë kësaj verë, ta transferojnë në ‘Camp Nou’.

Drejtuesit e Barçës mësohet se janë në negociata të vazhdueshme me agjentin e lojtarit dhe brenda pak ditësh pritet të vendoset e ardhmja e Williams, i cili pak ditë më parë deklaroi se “mezi pret të nisi sezonin e ri”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";