Kapiteni Berat Gjimshiti dhe trajneri Sylvinho kanë dalë në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes së fundit në grup ndaj Spanjës.

Gjimshiti komentoi edhe dënimin e Mirlind Dakut nga UEFA, pas thirrjeve me tifozët në përfundim të ndeshjes ndaj Kroacisë, gjë që i kushtoi pezullimin.

“Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku bëri një gabim dhe kërkoi falje, por tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen. Do të kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është më e rëndësishmja.

Asgjë nuk është e pamundur në jetë dhe këtë e kam mësuar gjatë karrierës time, por patjetër do të jetë një ndeshje e vështirë, pa dyshim më e vështira në grup dhe siç thashë do të japim maksimumin për një kualifikimin historik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk jam këtu për të folur për çështje politike, këto janë çështje që merret UEFA. Jam këtu për të folur për ndeshjen e nesërme. Jam i sigurt se do të kemi shumë tifozë të pranishëm nesër dhe do të japim maksimumin për ta”,tha Gjimshiti. /vizionplus.tv