Deri më tani nuk ka dalë asnjë shkelje e veçantë, por të gjithë duket se janë dakort që të mos bëjnë me “hile” në këtë pikë. Natyrisht, një dorë në këtë çështje e dha edhe mbledhja e Komitetit të Presidencës së FIGC, prej së cilës ka dalë një propozim, i cili do të diskutohet në Këshillin Federal ditën e hënë.
Në thelb, klubet që nuk do të respektojnë protokollin, do të përjashtohen nga kampionati, pa bërë zë fare madje! Një ndëshkim i rëndë ky që për tre ditë mund të bëhet “ligj”. Ky vendim vjen si konfirmim i faktit që bota e futbollit nuk dëshiron që të ta shohë veten të ndalet sërish për faj të ndonjë “dinaku”…!