PSG i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion në Francë. Kryeqytetasit fituan 3 me 1 në transfertë kundër Trojë, duke rritur distancën nga vendi i dytë me 6 pikë, falë suksesit të Lens ndaj Olimpik Marseje ditën e shtunë.

 

Parizienët, edhe pse pa Messin, të pezulluar nga klubi për dy javë pas vizitës së papritur në vendet arabike, ia dolën të fitojnë kundër një ekipi që ndodhet në vendin e parafundit në klasifikim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesa e parë u mbyll 1 me 0 për miqtë, falë një goli të shënuar nga Mbappe që në minutën e 8. Në minutën e 58 ishte Vitinja, i cili i çoi shifrat në 2 me 0.

 

Shavalerin pak minuta para fundit trembi PSG, pasi rihapi ndeshjen, mirëpo për të rivendosur qetësinë tek milionerët, mendoi Fabian Ruiz. Tanimë mbeten 4 javë para fundit dhe PSG mund të administrojë lehtësisht 6 pikët që ka avantazh në renditje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";