Një prej trajnerëve më të trofeshëm në Maqedonine e Veriut, Qatip Osmani, merr drejtimin e “Vllaznise”, ku pritet qe të hedh firmën në kontratë, e cila do ta mbajë lidhur me skuadrën në fjalë deri në vitin 2024.

 

Osmani në këtë post vjen si zëvendësues i Migen Memellit, ndërsa për ndihmës do të ketë Bashkim Livorekën.
Qatip Osmani është njohës shumë i mirë i futbollit dhe praktikon më shumë lojë sulmuese. Ai ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilën fitoi tre tituj kampion dhe një trofe të Kupës. Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr edhe ekipin e Renovës, ndërsa ka të fituar gjithësej tre tituj kampion, një trofe të Kupës dhe një Superkupë. Trajneri tetovar gjithashtu ka drejtuar edhe skuadren e FC Shkupit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani debutimin e tij me skuadrën shkodrane do ta ketë të mërkurën (01.11.2023) në ndeshjen me FK Erzenin.