Real Madrid nuk ndalet së “peshkuari” në organikën e gjermanëve të Bayern Munich. Pas Toni Kroos dhe David Alabës, spanjollët janë shumë pranë transferimit të Alphonso Davies.

Anësori ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2025, mirëpo drejtuesit e Real me të cilët lojtari ka mbajtur edhe një takim sekret në mesin e muajit shkurt, e kanë bindur të mos rinovojë ndërsa kanë gjetur edhe një marrëveshje paraprake.

Në këtë formë, te Bayern janë të detyruar ta shesin kanadezin në verën e vitit 2024, ose më pas të pranojnë ta humbasin me parametër zero një vit më pas.

Davies i është bashkuar Bayern Munich prej janarit të vitit 2019, me 23-vjeçarin që tashmë është i joshur nga ideja për të nisur një tjetër aventurë, këtë herë në Spanjë me “Galaktikët” e Realit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";