Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në takimin me Gironën që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 4-2.

‘Los Blancos’ në anën tjetër fituan sot (e shtunë) duelin ndaj Cadizit me rezultat të pastër 3-0, falë golave të shënuar nga Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselu.

Madrilenët po udhëheqin tabelën e La Ligës me 87 pikë, 13 më shumë se Girona në vendin e dytë dhe 14 më shumë se Barcelona në vendin e tretë, duke siguruar kështu matematikisht titullin kampion, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur deri në përfundim të sezonit.

Hera e fundit kur Real Madridi ishte shpallur kampion i La Ligas ishte në sezonin 2021/2022, sezon të cilin e mbyllën me 86 pikë të grumbulluara, duke lënë pas Barcelonën me 73 sosh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një sezon që dukej që do të ishte një fatkeqësi për madrilenët, Carlo Ancelotti ia doli të menaxhojë mirë pengesat që i hasi klubi gjatë rrugës, për të fituar titullin e 36-të të ligës në histori të klubit.