Kylian Mbappé, nuk do të marrë pjesë në turneun olimpik të futbollit me përfaqësuesen e Francës, të udhëhequr nga Thierry Henry.

Shpresa për ta parë sulmuesin e famshëm në eventin më të madh sportiv të vitit është shuar përfundimisht.

Henry bëri gjithçka për ta pasur nën urdhrat e tij Mbappe, madje kërkoi edhe ndihmë e presidentit të vendit Emmanuel Macron (ndërhyri personalisht te Florentino Perez), por ka qenë e kotë.

Sipas asaj që raporton “Cadena Cope”, diskutimet tani janë ndërprerë midis FFF dhe klubit “merengues”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fakt, nuk ka pothuajse asnjë shans që Mbappe të forcojë “Gjelat” në këtë ngjarje të madhe. Reali nuk e ka zakon t’i lejojë lojtarët e tij të huaj të largohen për në Lojërat Olimpike dhe nuk ka ndërmend të bëjë përjashtim.

Për futbollistët spanjollë sigurisht që është një histori tjetër, sepse rregulloret lokale e detyrojnë të mos bëhet pengesë për “La Rojan”. Për Mbappe, duhet të jetë një zhgënjim që nuk do të jetë i pranishëm në Paris 2024.

Ai e ka thënë gjithmonë se do t’i nënshtrohej vendimit të klubit,  cilido qoftë ai. Dhe është e sigurt se ai nuk do të dalë kundër zgjedhjes së drejtuesve të Realit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";