Telenovela e Ronaldos mori fund me Al Nassr. Marrëveshja me arabët parashikon rolin e njeriut imazh për të qenë kandidatë për kampionatin botëror në vitin 2030.

 

200 milionë euro në sezon për një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2025. Tashmë CR7 bëhet lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas prezantimit, ylli portugez është shprehur se e bindi vizioni i klubit për të firmosur.

 

Mezi pres të provoj një ligë të re futbolli në një vend të ri. Vizioni i Al Nassr më stimulon shumë dhe jam i emocionuar që po bashkohem me shokët e mi të rinjë të skuadrës në përpjekje për të ndihmuar klubin të arrijë më shumë sukses”, – tha Ronaldo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tifozët e klubit arab janë trefishuar në rrjetet sociale dhe kjo për efekt të Ronaldos. Në dyqanet e skuadrës tifozët janë dyndur për të blerë fanella me numrin 7 dhe emrin e sulmuesit.

 

Pasi të mbyllë kontratën, Ronaldo do jetë një nga ambasadorët e Arabisë Saudite për kandidaturën në FIFA, me qëllim për të fituar të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës 2030 në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Greqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";