Kameruni dhe Serbia u ndane ne barazim 3 me 3 ne një ndeshje e luftuar nga të dyja palët deri në fund.

 

Ndonëse serbët dominuan pjesën e parë,goli i parë erdhi nga kamerunasit. Ishte Castelletto në minutën e 29’ që zhbllokoi shifrat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas Serbia mori situatën nën kontroll duke barazuar në minutën 41 me Pavloviç me koke, ndërsa në minutën e 48’ të shtesës Milinkoviç-Saviç përmbysi rezultatin.

 

Në fraksionin e dytë u realizuan edhe tre gola të tjerë. Serbët trefishuan rezultatin me Mitroviç.

Megjithatë Kameruni reagoi mjaftë mirë duke ngushtuar shifrat me Aboubakar që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërsa në minutën e 66’ Choupo-Moting realizoi golin e barazimit duke rrëmbyer kështu një pikë.

 

Pas këtij takimi Kameruni renditet në vend të tretë, ndërsa Serbia në vend të katërt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Grupin G e kryeson Brazili dhe Zvicra me nga 3 pikë te cilat luajne kete te hene.