Lojërat Olimpike kanë dhuruar jo pak emocione në duelet e fundit sidomos tëe lojërave me dorë. Ne gjysmëfinalen e fortë të basketbollit për meshkuj, SHBA e gjendur jo pak në vështirësi bëri një përmbysje spektakolare në fund kundër Serbisë për tu kualifikuar në finale ku do të ketë përballe Francën vendase. Rezultati final 95 me 91 për amerikanet nuk treguan gjithçka nga ajo që u luajt në parket. Ballkanasit fituan tre periodat e para falë dyshes së fortë Bogdanovic dhe Jovic. Ata shkuan deri në avantazh 13 pikë, përpara se yjet amerikan të NBA, vendosen të dilnin në skenë. Stefen Kurri me 38 pikëm, Le Bron Xhejms 16 pikë, 12 kërcime por edhe Kevin Durant, bënë një përmbysje spektakolare duke shpëtuar nderin e tyre dhe të basketbollit amerikan në olimpiada. Të shtunën ato do të gjejnë Francën e cila mundi Gjermaninë 73 me 69 në fund të një sfidë shumë të luftuar. Jabusele dhe Kordinie spikatën për vendasit.

Historike edhe kualifikimi i Italisë së femrave në volejboll për në finale. Vajzat axurre fituan 3 me 0 ndaj Turqisë dhe për herë të parë volejbolli Italian i vajzave e sheh veten në finalen e lojërave olimpike ku do të përballen me pretendentet e SHBA. Sukses i bukur i italianeve të cilat  dominuan takimin falë paraqitjes super të Paolo Egonu, Sila dhe Dënezi, tre volejbolliste të afta për të bërë diferencën.

Një pakistanez gjithashtu la shenjën e tij të madhe në lojërat olimpike. Arshad Nadem, ishte sportisti që fitoi medaljen e artë në hedhjen e shtizës duke thyer madje edhe një rekord olimpik. Ai e hodhi shtizën 92.97 metra duke i dhënë vendit të tij medaljen e parë të artë në olimpiadë. 27-vjeçari mposhti pretendentin kryesor, indianin Neraj Chopra, kampion bote në fuqi. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";