Stiven Shpendi duket se këtë sezon ka gjetur formën më të mirë duke u bërë i pandalshëm në Serie B.

Shpendi ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme mes skuadrës së tij dhe Katanzaros në Serinë B, duke transformuar saktësisht një penallti në minutën e 59-të të takimit.

Ai u tregua i akullt nga pika e bardhë duke çuar me qetësi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që ishte goli i tij i pestë në këtë edicion në Serinë B.

Kësisoj, ai ka kaluar përkohësisht dyshen tjetër shqiptare që përbëhet nga vëllai i tij dhe SIlvio Merkaj, të cilët janë ndalur në kuotën e 4 golave për momentin në këtë kampionat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";