Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 duelin e fundit kualifikues të kupës së botës teksa pret në Tiranë, Anglinë kundërshtar që në hapjë të eliminatoreve na mundi 2 me 0.
Për të dyja kombëtarët, kjo është një ndeshje që kurorëzon suksesin në këtë edicion.
Anglia është perfekte deri tani me 7 fitore në 7 ndeshje, madje pa pësuar asnjë gol. Kualifikim shumë i lehtë në botëror për një nga skuadrat më të mira të botës. Sot trajneri Tomas Tuhel, mund të bëjë rotacion në formacion, por pa hequr dorë nga baza e skuadrës, pasi britanikët duan ta mbyllin me një rekord historik me të gjitha fitore dhe pa asnjë gol të pësuar në kualifikuese.
Sulmi i tyre shpërthyes me Harry Kane, Saka dhe Belingham është vërtet për tu pasur frikë. Nga ana tjetër për Shqipërinë kjo është një ndeshje prestigji.
Jemi kualifikuar për në Play off, e madje edhe suksesi sot vështirë se mund të ndikojë në pozicionimin tonë në vazon e tretë të shortit. Pika apo suksesi është më shumë çështje prestigji. Dilemat më të mëdha janë për formacionin sepse janë disa lojtarë që rrezikojnë të mos luajnë në Play Off nëse marrin karton të verdhë.
Për këtë arsye Mitaj e Shehu do të jenë në tribunë ndërsa Manaj, Bajrami dhe Ajeti mund ta nisin nga stoli. Vëmendja sot është tek Broja, i cili u detyrua të mbajë një fjalim. Para skuadrës në stërvitjen e fundit si dhe një lloj pendesë për sjelljen e gabuar në festën kundër Andorrës ku u detyrua të merrte pjesë, i marrë me zor nga Hysaj.
Sot stadiumi do të jetë plot pasi të gjitha biletat janë shitur para kohe, në një duel që më shumë Sessla Sportiv do të jetë festiv për Shqipërinë dhe shqiptarët./Ervin Sina-vizionplus.tv
