Klubi i Kaisar në Kazakistan është tronditur nga një lajm ku pas testeve të kryera 25 lojtarë kanë rezultuar me koronavirus.
Lojtarët janë 10 nga ekipi i parë dhe të tjerët nga ekipi i dytë. Kjo vjen vetëm 2 ditë para rifillimit të kampionatit në Kazakistan, i cili është planifikuar për ditën e mërkurë.
Kaisari ishte planifikuar të luante me Tarazin ditën e mërkurë, por për shkak të rasteve të reja të konfirmuar me Koronavirus ndeshja është shtyrë, pasi nuk bëhej fjalë për 1 apo 2 lojtarë, por për plot 25 lojtarë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kujtojmë se në këtë klub aktivizohet edhe Artur Rexhinaldo, i cili në sezonin e kaluar shkëlqeu në Superiore, por nuk dihet nëse sulmuesi nga Mozambiku është një nga të infektuarit.