Gjyqtari spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, i cili tani punon si komentator ekspert, foli për situatën e diskutueshme në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën Reali mundi Bayernin 2-1 dhe kaloi në finale.

Ndeshjen dhe vendimin e gjyqtarëve e komentoi spanjolli, Lahoz.

“Ndodhi një fatkeqësi që askush nuk e donte, u pengua mundësia e përdorimit të VAR. Ndodhi gjëja më e keqe që mund të ndodhte në arbitrim. VAR nuk mundi të ndihmonte, loja nuk u ndal me ngritjen e flamurit, por nga bilbili i arbitrit”, tha ai.

Lahoz theksoi se është normale që arbitrat ndonjëherë gabojnë, por gjithsesi ka mbetur i befasuar nga vendimi i Marciniak për të ndërprerë lojën dhe për të ndihmuar Realin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";