Lacio pritet të jetë shumë e lëvizshme në merkato, duke patur parasysh që disa lojtarë do të largohen dhe duhen zëvendësuar me të tjerë po aq të mirë, pasi kryeqytetasit do të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm. Kumbulla është një prej objektivave dhe po bëhet maksimumi për të siguruar shërbimet e tij.

Por ndërsa punohet për të, vazhdojnë përpjekjet për të sjellë në “Olimpico” të tjerë lojtarë. Është thuajse e kryer se Gonzalo Eskalante do të jetë futbollist i Lacios për sezonin e ardhshëm.

Mesfushorit argjentinas i ka përfunduar kontrata me Eibar dhe ka gjetur marrëveshjen me Lacion.

Objektiv tjetër është Mërgim Vojvoda. Marusiç pritet të largohet nga klubi dhe ylli i Kosovës shihet si i duhuri për ta zëvendësuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbrojtësi i Standart Liezh kërkohet edhe nga klube të tjerë të Serie A, por fakti se mund të luajë në Champions me Lacion e bën të zgjedhë klubin nga Roma. 7 milionë euro flitet se mjaftojnë për ta shkëputur atë nga Standart Liezhi.