Tifozët e Barcelonës kanë filluar të paguajnë shuma simbolike parash në llogarinë zyrtare të klubit në TikTok, në mënyrë që të mbledhin fonde për blerjen e sulmuesit anësor të Athletic Bilbao, lojtarit spanjoll Nico Williams.
Interesimi i klubit katalanas për sulmuesin daton që para Kampionatit Europian dhe pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Gjermani, ku Williams ndihmoi “Furinë e Kuqe” për të fituar titullin e katërt të kampionit të Europës, ky interes u forcua më tej. Aq sa u përfshinë edhe fansat!
Williams shënoi dy gola në Europian dhe ajo që tërheq veçanërisht tifozët e Barçës është partneriteti i tij i shkëlqyer me Lamin Jamal, krahu i kundërt, lojtari që u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";