Lajmi se Federata Shqiptare e Futbollit bashkë me atë të Serbisë kanë propozuar bashkëorganizimin e Kampionatit Europian të shpresave, ka sjellë reagimet të forta.

Tifozët kuqezi  publikuan një video të protestës së tyre në ambientet e jashtme të “shtëpisë së futbollit”. Ata lyen me bojë të kuqe kangjellat e rrethimit të jashtëm, duke nënkuptuar gjakun e derdhur për liri nga shqiptarët në luftën kundër pushtuesve serbë, ndërsa vendosen  fotografi nga masakrat në Kosovë.

 “Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që depërtuan miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, shkruhej në reagimin e tifozëve në rrjetet sociale.

Një ditë më parë edhe tifogrupi “skifterët” e Gjilanit në Kosovë protestoi ashpër me banderola ndaj kreut të FSHF Armand Duka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";