Natë frike për portierin e kombëtares italiane të Paris-Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma , viktimë e një grabitjeje teksa ndodhej në shtëpi me partneren e tij në lagjen e 8-të të Parisit. 

 

Sulmi ndodhi natën mes së enjtes dhe të premtes, sipas informacioneve nga faqja franceze Actu 17.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas informacioneve të para, Donnarumma dhe partnerja e tij rane viktima të dhunës nga hajdutët që u larguan duke grabitur para dhe sende me vlere 500,000 euro . 

 

Viktimat e grabitjes, pasi janë lidhur, arriten të arratiseshin duke u strehuar në një hotel luksoz që ndodhet jo shumë larg shtëpisë së tyre rreth orës 3:20 te mengjesit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stafi i hotelit ka lajmëruar më pas policinë dhe është kujdesur për çiftin, ende në tronditje.

 

Sipas burimeve franceze, Donnarumma dhe partnerja e tij, të dërguar në spital pas sulmit, u lidhën nga “disa persona” në banesën e tyre në lagjen e tetë të Parisit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia gjyqësore e Parisit ka hapur tashmë një hetim për këtë çështje.