Një lajm tragjik ka tronditur jo pak ekipin e “Vllaznisë”. Vajza e drejtorit të këtij ekipi Alban Hasani  kishte bërë një ndërhyrje, ku anestezia i kishte shkaktuar alergji.

17 vjeçarja nuk ka mundur të përballojë diçka të tillë dhe ka humbur betejën me jetën. Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.

 

“NGUSHËLLIM

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbarë komuniteti i futbollit shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të Vesës – vajzës së mikut, kolegut tonë Alban Hasanit .Fjalët janë të tepërta në këto momente trishtimi , por i lutemi Zotit që ta forcojë familjen dhe shpirti i saj të prehet në paqe”, ka shkruar klubi shkodran.

Ne kete moment te veshtire, edhe stafi i gazetes “Shkodra” i gjendet prane familjes Hasani duke e ngushelluar per kete humbje te madhe.