Tifozët e Bayern Munich po presin të zbulojnë emrin e trajnerit të ri, ndërkohë që drejtuesit janë afër mbylljes së operacionit të blerjes së Theo Hernandez nga Milani.

Një nga anësorët e majtë më të mirë në botë, do të largohet nga kuqezinjtë italianë – raporton e bindur iberikja “Marca”, që gjithashtu nënvizon se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Me 26-vjeçarin që do të vazhdonte karrierën tek ekipi ku luajti për katër sezone (2019-23) edhe vëllai i tij Lucas Hernandez. Tashmë pjesë e PSG-së.

Mbërritja e francezit në Bavari nuk lidhet direkt me shitjen e Alphonso Davies te Reali i Madridit. Kanadezi ka edhe një vit kontratë me Bayernin, teksa e ardhmja e tij janë “Los Blancos”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rekordmenët gjermanë kërkojnë 50 mln euro për ta lënë të lirë menjëherë. Reali, që mund ta marrë falas në 2025, ofron 25 mln euro për kartonin e 23-vjeçarit.

Nëse nuk ka marrëveshje, trajneri i ri i Bayernit do të ketë në dispozicion dy “yje” në linjën e majtë. Me Theon pas dhe Davies që do të spostohej disa metra më përpara.